Flash News

KRYESORE

Akti i ekspertimit për video-regjistrimin/ Avokati i gazetarit: Ka rënë ekspertimi, video origjinale është në Prokurori

Akti i ekspertimit për video-regjistrimin/ Avokati i gazetarit: Ka

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi që intervistoi Albert Veliun, në një intervistë për “Real Story” ka deklaruar se Prokuroria nuk i kthen asnjë përgjigje për klientin e tij dhe thekson se kjo është një shkelje procedurale.

Pas daljes së aktit të ekspertimit për video-regjistrimin e intervistës me Babalen, Gjata ka hedhur akuza se nuk është bërë ekspertimi i videos origjinale, por asaj me cilësi të ulët të marrë nga media.

“Në akt-ekspertim thuhet se nuk është marrë origjinali. Është cilësi shumë e dobët. Ka rënë ekspertimi. Video origjinale është në Prokurori”, shton Gjata.

Gjata ka shtuar se Prokuroria mund të ketë arsyet e saj që nuk ka dhënë videon origjinale.

 

Të fundit