Flash News

KRYESORE

Akti normativ anti-KÇK, Balla: Do kalojë në Kuvend, mos u habisni ç’do ndodhë në ditët në vijim

Akti normativ anti-KÇK, Balla: Do kalojë në Kuvend, mos u

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS tha se akti normativ anti-KÇK do kalojë siç është në Kuvend dhe se në ditët në vijim do të godasë edhe asete dhe pasuri të ngritura edhe nga lidhjet me terrorizmin.

“Grupi parlamentar i PS e mbështet aktin normativ të propozuar nga qeveria dhe është hap me rëndësi që ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe partnerëve. Me kanclaren Merkel, dje me Mike Pompeo, kjo paketë ka gjetur mbështetjen e partnerëve me rëndësi të vendit. Kjo është garanci më shumë për ta çuar goditjen kundër krimit në nivel të ri të paparë deri tani në Shqipëri dhe që fokusi i kësaj goditje janë asetet e siguruar nga krimi, ju garantoj që ky aksion do ketë sukses dhe askush nuk i shpëton sitës së OFL.

Akti normativ do kalojë ashtu siç ka ardhur se i bën mirë rrugës evropiane. Më vjen keq që rikonstatoj një një vetëvrasje politike nga opozita që kundërshton këtë akt, atë që është stad i ri i luftës kundër krimit të organizuar, përfshirë edhe terrorizmit. Në vijim mos u habisni të keni goditje apo skanim të cdo lloj pasurie, llogari bankare e pasuri tjera që mund të fshehin lidhje me terrorizmin”, tha Balla.

Të fundit