Flash News

KRYESORE

Akti Normativ për ekonominë/ Tabaku: Rama nuk prek oligarkët, fut në borxh shqiptarët

Akti Normativ për ekonominë/ Tabaku: Rama nuk prek oligarkët, fut

Me një reagim në rrjetet sociale ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se “akti normativ i publikuar sot është i paqartë dhe si i tillë i shërben më shumë propagandës se sa qytetarëve  Qeveria faktoi dhe njëherë se të vetmit të paprekur nga kjo krizë janë oligarkët që marrin milionat e buxhetit, ndërsa qeveria rrit borxhin që duhet ta paguajnë nesër qytetarët”, shprehet Tabaku.

Duke theksuar se “pademia do të godasë socilaistë e demokratë”, Tabaku thekson se “kjo krizë ka vetëm një rrugë me të cilën mund të luftohet, ndërmarrjen e hapave social-ekonomikë në shërbim të qytetarëve dhe biznesit”, duke shtuar se “akti normativ është i pamjaftueshëm”.

“Akti Normativ i publikuar sot është  i pamjaftueshëm jo vetëm në shumën e parave që ofron për këtë situatë por edhe në mungesën e transparencës. Akti nuk saktëson se kush dhe në çfarë forme do të merren ato pak parà të alokuara për qytetarët dhe bizneset”, shkruan ish-deputetja demokrate duke ngritur disa pikëpyetje.

Madje, Tabaku sthon se Qeveria nuk e ka vëmendjen te qytetarët, biyneset dhe ekonomia, pasi sipas saj “nuk prek lekët e oligarkëve por rrit borxhin e qytetarëve. Qeveria nuk prek xhepat e të përkëdhelurve të saj por çon në faliment bizneset e thjeshta”, shprehet ajo.

Për Tabakun, do të mjaftonin 120 milionë euro për të kaluar fazën e parë të krizës, duke i kanalizuar këto para “nga xhepat e oligarkëve në ato të qytetarëve dhe shëndetësisë”. “Shqipërisë do t’i mjaftonin 120 mln euro  për fazën e parë të përballimit të kësaj krize. Parà që gjenden në buxhet në zërin e PPP-ve. Këto para mund të kanalizoheshin nga xhepat e oligarkëve në ato të shëndetësisë, qytetarëve dhe bizneseve. Shqipëria nuk është e varfër dhe as e pamundur. Por e keqmenaxhuar, e vjedhur dhe në shërbim të një grushti njerëzish”, përfundon Tabaku.

https://www.facebook.com/543904035697566/posts/2996288393792439/

Të fundit