Flash News

KRYESORE

Aktivistët kanë një plan se si t’ja ndryshojnë imazhin Sarandës së deformuar nga betoni

Një grup aktivistësh po planifikojnë të realizojnë një nismë për ndryshimin e imazhit të Sarandës, qytet që është deformuar totalisht nga betoni. Aktivisti Adriatik Lapaj kërkon të mbulojë betonin në qytetin e tij të lindjes me lule shumë ngjyrëshe.

Bukonvilja dhe Lagerstroemia janë dy bimët që aktivistët kanë përzgjedhur për të transformuar imazhin e qytetit.

“Kjo lule është formula kundër shëmtis së betonit...Bukonvilja është ilaçi...ajo e pushton betonin deri në lartësinë 8-9 kate nga toka. Ne do mbjellim qindra të tilla në çdo cep të qytetit por nga ana tjetër do mundohemi ta kthejmë në modë ku çdo qytetar që ka banesë private ta mbjell një ose dy...çdo pallat ti mbjell 4 cop nga një në çdo cep. Po e nisim me Sarandën me shpresën që të kthehet në modë në mbarë vendin”, shkruan Adriatik Lapaj.

Aksioni pritet të nisë në muajin dhjetor dhe do të bëhet në koordinim me bashkinë e Sarandës, nëse kjo e fundit nuk del kundër nismës.

Të fundit