Flash News

KRYESORE

Aktivisti arrestohet pasi ofendoi Hashim Thaçin, reagon Vetëvendosja: U dhunua nga truprojat e Presidentit

Aktivisti arrestohet pasi ofendoi Hashim Thaçin, reagon

Një incident ka ndodhur sot në Kosovë gjatë fjalimit të drejtpërdrejtë në një konferencë për mediat të presidentit Hashim Thaçi.

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërtitur “hajn” dhe “pronto” në drejtim të presidentit. Ai ndodhej jashtë objektit të kuvendit, por që është ndjekur nga truprojat e presidentit, ndërsa më vonë është arrestuar.

Qytatari i arrestuar është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.

Pas kësaj ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një reagimi nisur për media, Vetëvendosja ka deklaruar se truprojat e presidentit kanë goditur dhe e kanë rrahur deri në gjakosje aktivistin Veron Hasani.

“Nga pamjet e videos bashkangjitur, xhiruar nga mediat, shihet qartë sjellja çnjerëzore dhe brutale e këtyre truprojave ndaj një qytetari që nuk ka bërë asgjë, përveçse ka folur. Me të mbaruar punë me qytetarin, truprojat i janë kthyer gazetarit, i cili po ashtu është sulmuar që t’i merret videoja. Mbulimi i gjurmëve, karakteristikë e bashkëpunëtorëve të këtij presidenti. Një regjim që nuk e duron të vërtetën, kritikën, dhe drejtësinë mund të sillet vetëm në këtë mënyrë”, thuhet në reagim.

Të fundit