Flash News

KRYESORE

Aktivisti ironizon spotin për turizmin në Shqipëri nga filmi ‘Taken’: Hey Liam, eja të të prezantojmë Elisën e Skënderbeut

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një spot promocional në prag të çeles së sezonit turistik në Shqipëri.

Spoti është frymëzuar nga filmi ‘Taken’ me aktor protagonist Liam Neeson, dhe vjen si një kundërpërgjigje 11 vjet pas publikimit të filmit, në të cilin shqiptarët përmenden si kriminelë dhe pengmarrës.

Aktivisti Zirkon Disha ironizon spotin shqiptar, duke i bërë edhe ai një thirrje aktorit Liam që të vijë në Shqipëri dhe të njohë një tjetër realitet, ndryshe nga ç’paraqitet në spot.

“Hey Liam,

Hajde te prezantojme Elisen e Skenderbeut, me Gjushin antik të Dyrrahut, me artistin Kryeministër, me ambasadorë, zv/ambasadorë që i bëjnë fresk krimit.

Hajde Liam, harroje Markon nga Tropoja se kemi Erin nga Ura Vajgurore qe i ve flaken vendit 20 metra larg zyrës dhe për 72 orë nis ndërtimin e një kulle 24 katëshe.

Hey Liam, hajde një herë mos përto, hajde të të japim çelësin e kryeqytetit...”, shkruan me ironi aktivisti.

Të fundit