Flash News

KRYESORE

Aktivisti: Nga dekanucët te legenët e vegjël, strategjia e re e Ramës për të dalë heroi i protestës  

Aktivisti: Nga dekanucët te legenët e vegjël, strategjia e re e

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim urgjent me rektorë dhe dekanë, ku u ka kërkuar që t’u dalin ballë studentëve, pas 10 ditësh protesta lidhur me tetë kërkesat e tyre të panegociueshme.

Aktivisti Ergys Mërtiri në një reagim në rrjetet sociale e komenton këtë takim si një strategji e Ramës për të bërë fajtorë dhe përgjegjës “njerëzit e tij”, me qëllim që vetë të dalë si hero dhe si personi që po u jep zgjidhje situatës së krijuar nga protesta e studentëve.

Reagimi:

Kam pershtypjen se nuk e keni kuptuar mire se cfare perbindeshi eshte Edi Rama.

Pasi e shperndau objektin e protestes tek e gjithe klasa politike dhe tek e gjithe historia 28 vjecare e tranzicionit, nepermjet instrumenteve te veta brenda protestes qe perzinin njerez nga protesta ne emer te depolitizimit te saj, pasi e shiti veten sikur protestuesit jane me te, tani do filloje nje fushate te frikshme per ta shperndare fajin tek te tjeret dhe per te marre pozat e shpetimtarit te protestes. Do te futet tani ne lufte me dekane, pedagoge dhe punonjes ministrie duke bere sikur po e shpeton universitetin prej tyre, per tu kthyer, nga nje figure e urryer, ne hero.

Kjo ne fakt eshte menyra sesi mund te shpetosh nga pergjigjesia. Hap lufte me njerezit e tu, per te dale sikur faji ka qene i tyre. Ne fakt, fajin e kane trashur bashke dhe pergjegjesine duhet ta ndajne bashke. Ai luan me ndjenjen e indinjates qe njerezit kane ndaj legenave te vegjel burokrate, dekanuce qe vegjetojne zyrave me intriga katundi, me sekretare kompleksive qe mundojne studentet per te ushtruar pushtet duke kenaqur sedren e tyre kompleksive, me pedagoge arrogante qe nuk imponohen dot me dije, por me kercenimin e notes...

Ai do hyje ne kete beteje mediatike duke perdorur ndjenjen me te drejtperdrejte te turmave: urrejtjen. Duke kenaqur urrejtjen e tyre ai do fitoje simpatine e tyre dhe do t’ia dale t’ia hedhe lumit. Nderkohe universiteti do vazhdoje sic ka qene, me ndryshimin e vetem se do shtohen rilindasit ne zyrat e tij, ndersa autonomia te jete zhdukur.

Por kjo nuk do ishte bere kurre e mundur, pa nje mori kopukesh, te aktivizuar masivisht keto dite ne rrjete sociale duke u maskuar si protestues te “pavarur”. Ata jane ushtria me e mire e trukeve mediatike te Rames.

Gjithcka varet nga sa te zgjuar do tregohen studentet. Nese do ta hane karremin apo jo.

Të fundit