Flash News

KRYESORE

Aktivisti pas dorëheqjes së zv.ministrit: Pse s’mund të denoncojë si më parë Taulant Muka

Aktivisti Ergys Mërtiri ka komentuar dorëheqjen e zv/ministrit të Arsimit, Taulant Muka.

Një ditë më parë, ai dha dorëheqjen me argumentin se është i papranueshëm modeli i punës në Ministrinë e Arsimit që drejtohet nga Lindita Nikolla.

Sipas aktivistit, Muka pas këtij vendimi nuk mund të denoncojë më si më parë. Sipas tij, kjo është mënyra sesi luftohet një fenomen: duke luftuar luftën ndaj fenomenit”.

Reagimi:

Ja si i ben reformat Rama!

Premton se do beje namin per te luftuar plagjiaturat, heq zv.ministrin e arsimit qe kapet me plagjiature dhe vendos ne kete post denoncuesin e tij, te cilit i premton dore te lire ne gjithcka. Por ne fakt denoncuesi, tashme i bere zv.minister nuk ka me dore te lire per asgje, dhe as qe mund te marre informacionin e nevojshem. Madje ai tashme as qe mund te denoncoje me problemet si me pare.

Kjo eshte menyra sesi luftohet nje fenomen: duke luftuar luften ndaj fenomenit.

Reformatori i madh e i gjate marshon suksesesh, nga fitorja ne fitorje.

Të fundit