Flash News

KRYESORE

Aktivisti publikon foto gjatë natës në zonën e “Astirit”: Kjo që po u bën qeveria e bashkia e Tiranës është kriminale

Ndërsa sot është parashikuar të nisë aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve për zgjerimin e “Unazës së Re”, natën e mbrëmshme ka patur ndërprerje të energjisë elektrike edhe në rrugët publike.

Aktivisti Zirkon Disha publikon foto nga ky aks, ku duket rruga e ndriçuar vetëm nga automjetet.

“Ajo çfarë po bën qeveria dhe bashkia e Tiranës me banorët e ‘Astirit’ është totalisht kriminale.

Si mund të heqësh ndriçimin publik në këtë rrugë!?

Kjo është në zonat më të populluara të Tiranës, është rrugë e cila mund të bëhet burim aksidentesh nga mungesa e ndriçimit.

Ky diskriminim që ju bëhet këtyre banorëve, duhet hetuar dhe ndëshkuar urdhëruesit”, denoncon aktivisti.

Prej 15 ditësh banorët kanë protestuar para bashkisë dhe përgjatë zonës së ‘Astirit’, pasi kërkojnë më parë të dëmshpërblehen për pronat e tyre me vlerën e tregut.

Të fundit