Flash News

KRYESORE

Aktivisti rrëfen realitetin e vështirë në Shqipëri: Nuk pushojnë telefonatat, prindërit nuk kanë bukë t’u japin fëmijëve

Aktivisti rrëfen realitetin e vështirë në Shqipëri: Nuk

Aktivisti i ‘Fundjavë Ndryshe’, Arbër Hajdari ka rrëfyer në emisionin ‘Opinion’ se situata te familjet e varfra në Shqipëri është përkeqësuar edhe më shumë pas heqjes nga ndihma ekonomike, duke ua bërë të pamundur jetesën.

Hajdari tha se pas vendimit të qeverisë shqiptare për të hequr shumë familje nga skema e ndihmës ekonomike, në organizatën e tij mbërrijnë pafund telefonata nga prindër që kërkojnë ndihmë sepse nuk kanë as bukë thatë për t’u dhënë fëmijëve. Sipas tij, edhe dyqanet që më parë u kanë dhënë ushqime me listë këtyre familjeve, tani refuzojnë ta bëjnë diçka të tillë sepse nuk kanë asnjë garanci se do të paguhen për mallin.

“Iku kjo ndihma 35 mijë lekshe që merrnin miell dhe hanin bukë thatë, tani as këtë nuk e kanë. Nuk pushojnë telefonatat gjithë natën, po na qajnë kalamajtë, po vdesin për bukë. Nuk kanë çfarë t’u japin, nuk u jep më njeri borxh, nuk u japin më në dyqane sepse u ka shkuar shumë lista. Ka patur toleranca kur e dinin pikat e shumicës që ai merrte një ndihmë, por tani e di që nuk e merr (ndihmën) nuk i jep (ushqime)”, u shpreh aktivisti.

Të fundit