Flash News

KRYESORE

Aktivisti shkon të votojë për kreun e PD, por diçka i shkakton dhembje

Aktivisti shkon të votojë për kreun e PD, por diçka i

Aktivisti i djathtë, Ilirjan Taga, njëkohësisht anëtar i PD-së ka treguar se procesi i votimit për kreun e demokratëve ishte shumë herë më i rregullt se katër vite më parë. Por, në qendrën e votimit diçka i ka shkaktuar dhembje aktivistit. Ai shprehet se pjesë në votime po merrnin edhe demokratët e papunë që vazhdojnë të qëndrojnë besnikë, ndryshe nga disa ish-qeveritar që sipas Tagës, vetëm krehja e flokëve u kushton më shumë se buka e familjes së atyre idealistëve për një muaj.

Reagimi i Ilirjan Tagës:

Sapo votova. Procesi mu duk shumë herë më i rregullt se katër vite më parë. Komisioni që bënte punën e vet dhe ne tonën si votues. Po e dini ça ishte ajo që më dhembi më shumë. Shtrëngimi i duarve me demokratë të papunë që kishin ardhur për të votuar duke i qëndruar besnikë kësaj "çorbës" tonë. Dhe mu kujtua pompoziteti i fjalëve të lakuara të djeshme të ish qeveritarëve të të cilëve vetëm krehja e flokëve për të dalë në tribunën e "çorbës" tjetër u kushton sa buka e familjes së këtyre idealistëve për një muaj.

Intifada anti-Basha mbyllet me bojkot

Zgjedhjet/ Basha voton në selinë e PD: Do dalim më të fortë

Të fundit