Flash News

KRYESORE

Aktivisti Skëndo lajmëroi se do ikte nga Shqipëria, Basha: Nuk është zgjidhje, të luftojmë bashkë

Aktivisti Robert Skëndo ndihet i zhgënjyer nga Shqipëria dhe lajmëroi se do të largohet përgjithmonë. Kjo sepse shumica e njerëzve nuk e mbështet dhe se ai nuk mundet që ta bëjë vendin më të mira. Ai këtë mendim e shkroi në Facebook, por kryetari i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj dhe i kërkoi që të mos largohet, pasi kjo nuk është zgjidhja.

“Po e lë Shqipërinë së shpejti, një ike e përhershme. Është e qartë për mua që unë nuk ndaj të njëjtat vlera si mazhoranca e qytetarëve në Shqipëri. Do të doja të luftoja që gjërat të bëheshin më mirë, por s’mund t’i bëj vetëm. Më vjen keq që jam një tjetër statistikë e trashëgimisë së lidershipit të keq politik.”, shkroi Skëndo.

Ndërsa komenti i Bashës ishte: “Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!”

Të fundit