Flash News

KRYESORE

Aktivisti tregon diferencën e Ramës me Macron: Fjalim 13 minuta, kërkoi falje, 4 lëshime dhe përmendi 25 herë Francën

Aktivisti tregon diferencën e Ramës me Macron:  Fjalim 13 minuta,

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë disa lëshime të rëndësishme pas katër javë protestash nga “jelekët e verdhë”. Fjalimi që Macron mbajti këtë mbrëmje është komentuar edhe nga aktivisti Besjan Pesha, i cili bën një krahasim me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, mesditën e sotme, drejtuar studentëve protestues.

“Franca po digjet nga protestat dhe Macron mbajti një fjalim 13 minuta, kërkoi falje, bëri 4 lëshime dhe përmendi 25 herë fjalën Francë në fjalim.

Studentët kanë 1 javë që protestojnë paqësisht dhe ky plaku me shallvare që kemi për KM foli 1 orë e 42 minuta me veten, nuk bëri asnjë lëshim konkret, nuk pranoi asnjë faj dhe përmendi 67 herë fjalë llum, 49 herë kazan, 38 herë qelbësira, 27 herë fjalën mjeranë.

Kaq!”,- shkruan aktivisti.

Katër javë protesta, Macron tërhiqet dhe premton rritje të pagës minimale në Francë

Të fundit