Flash News

KRYESORE

Aktivisti tregon paradoksin me rrugët: Është vjedhje me garuzhde! Si ndryshojnë çmimet kur financon BE dhe kur ndërtohen me koncesion

Aktivisti tregon paradoksin me rrugët: Është vjedhje me garuzhde!

Aktivisti Besjan Pesha ka vënë në dukje paradoksin që ekziston në Shqipëri sa i përket ndërtimit të rrugëve. Pesha thotë se rruga Levan-Tepelenë që u ndërtua nga e para me fondet e BE-së, kushtoi 1 milion euro për kilometër, ndërsa zgjerimi me koncesion i rrugës Orikum-Dukat, vendim i miratuar së fundmi, do të kushtojë 5 milionë euro për kilometër.

Pesha e konsideron këtë situatë si “vjedhje me garuzhde”.

Reagimi i Besjan Peshës:

E gjithë vëmendja te xhepat tanë!

Rruga Levan-Tepelenë u financua nga BE dhe u ndërtua aty ku më parë nuk kishte rrugë. Pra u bë nga e para. E gjatë rreth 70 km kushtoi 70 mln euro. Pra rreth 1 mln euro për kilometër.

Rruga Orikum-Dukat thjesht do të zgjerohet, është e gjatë rreth 14 km dhe do të kushtojë po 70 mln euro. Pra 5 mln euro për kilometër.

Dmth 1 km rrugë e re na kushton 5 herë më pak se sa 1 km zgjerim rruge?!

Vjedhje me garuzhde!

Të fundit