Flash News

KRYESORE

Aktivistja i kërkon rrugë për te 7 liqenet e Lurës, Rama ironizon: Të bëjmë një pistë helikopterësh

Aktivistja i kërkon rrugë për te 7 liqenet e Lurës, Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Lurë ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët.

Aktivistja Albiona Muçoimaj ngriti shqetësimin për shpyllëzimin e maleve të Lurës dhe shkatërrimin pa kriter të masivit të pishave në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme turistike. Po ashtu dhe mungesa e rrugës ishte një tjetër shqetësim i vajzës.

Kryeministri Rama tha është në një mendje për rrugën, por që duhet të merren parasysh mundësitë. “Unë jam që në majë të malit të bëjmë një pistë helikopterësh që të shkojmë dhe në qiell, por t’i bëjmë me rradhë se fillimisht bëjmë rrugën për të ardhur këtu, pastaj ta çojmë në majë të malit, pastaj të bëjmë dhe ndonjë teleferik siç tha Adelina për të zbritur poshtë duke rrëshqitur dhe duke parë bukuritë”, u shpreh Rama.

Pyetje-përgjigje Albiona Muçoimaj-Edi Rama:

Albiona: Këtu po, është bukur, ngjan bukur por nëse ngjitesh lart është një katastrofë mjedisore. Rruga do 2 orë në këmbë për të ecur apo 1 orë e gjysmë me makinë që kur të zbresin poshtë janë të shkatërruara. Megjithatë nëqoftëse do bëhet projekti i rrugës, kini parasysh që të shkojë deri tek 7 liqenet sepse ato janë perla.

Rama: Përsa i përket atyre që duhen bërë këtu, unë e di. E di mirë që janë shumë gjëra që duhen bërë, jo vetëm këtu por në gjithë Shqipërinë. Ajo që ka rëndësi është që të bëhen me rradhë duke ditur me ekzaktësi se kush e ka rradhën në fillim e kush e ka mbrapa se të gjitha njëherësh nuk bëhen dot. Duke bërë gjënë e duhur sipas rradhës të krijohen energji si rezultat i gjërave që bëhen dhe më pas të shohim për më tutje.

Më the që ta çojmë rrugën deri në majë të malit. Unë jam me një mendim tjetër. Unë jam që në majë të malit të bëjmë një pistë helikopterësh që të shkojmë dhe në qiell, por t’i bëjmë me rradhë se fillimisht bëjmë rrugën për të ardhur këtu, pastaj ta çojmë në majë të malit, pastaj të bëjmë dhe ndonjë teleferik siç tha Adelina për të zbritur poshtë duke rrëshqitur dhe duke parë bukuritë.

Çështja është të jemi realistë dhe të kuptojmë se sa janë mundësitë tona. Është njësoj si ti them unë dikujt këtu, përse e ka ajo shtëpi atje një cati të kuqe, një gri, një të bardhë, pse si merr ta bësh të gjithën njëherësh. Çfarë do thojë ai? S'do ta bëjë? Jo, di ta bëjë, por nuk ka mundësi ta bëjë.

Të fundit