Flash News

KRYESORE

Aktivistja mohon përçarjen e studentëve: Protestuesit nuk kanë nevojë për direktiva nga ‘Facebook’-u

Aktivistja mohon përçarjen e studentëve: Protestuesit nuk

Aktivistja Bora Mema thotë se personat që flasin për përçarje të studentëve po i shërbejnë interesave të qeverisë. Ajo thekson se protestuesit nuk kanë nevojë për direktiva nga ‘Facebook’-u.

“Studentët nuk kanë nevojë për direktiva nga facebook-u, as për dhënie mendsh. Aty, demokratikisht në rrugë e fakultete zgjedhin frontet e luftës, të cilat nuk do ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre”, shkruan Mema.

Aktivistja shprehet se qytetarët e tjerë nëse janë dakord të mbështesin studentët, në të kundërt të protestojnë për qindra halle të tjera që ka vendi.

Reagimi i plotë i Bora Memës:

Kushdo që qëllimisht thotë se protesta u përça e jep mend se ku duhet të protestohet apo etikon studentët, është minimalisht hajvan që i shërben interesave të qeverisë e që i fryn zjarrit të përçarjes.

Studentët nuk kanë nevojë për direktiva nga facebook-u, as për dhënie mendsh. Aty, demokratikisht në rrugë e fakultete zgjedhin frontet e luftës, të cilat nuk do ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Qytetarët e tjerë po të duan t'i mbështesin, përndryshe në janë ekspertë protestash le të zgjidhin qindra hallet e tjera që ka ky vend me metodologjinë e tyre mbreslënëse. Nën shembullin e tyre të sukseshëm do marrim shembull dhe ne pastaj.

Të fundit