Flash News

KRYESORE

Aktivitet në fushën e prostitucionit, Prokuroria i sekuestron gruas tre apartamente në Vlorë

Aktivitet në fushën e prostitucionit, Prokuroria i sekuestron gruas

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar tre apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mijë euro, të regjistruara në emër të shtetases E.R.

Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal në fushën e prostitucionit në Mbretërië e Belgjikës.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja E.R. nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme, e konkretisht; një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe dy apartamente në lagjen “Pavarësia”.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar caktimin e sekuestros për këto pasuri të paluajtshme, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës së Vlorës.

Të fundit