Flash News

KRYESORE

Aktiviteti për negociatat në Bundestag, pyetja gjermane që gozhdoi zv. ministren shqiptare

Aktiviteti për negociatat në Bundestag, pyetja gjermane që

Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një çështje që ka marrë vëmendjen e madhe të vendeve anëtarë të BE-së, në veçanti Gjermanisë.

Me këtë temë ditën e djeshme në Bundestagun gjerman në Berlin u mbajt një konferencë, ku u diskutua perspektiva evropiane e këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, është pyetur live nga një prej të pranishmëve se nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm. “Kjo është e paligjshme dhe korruptive”, tha ai.

Zonja Barbullushi nuk ju përgjigj asaj pyetje por shpjegoi reformën zgjedhore në proces.

Të fundit