Flash News

KRYESORE

Aktorë, producentë filmash... kush janë artistët që morën pjesë në protestën e opozitës

Dje, opozita e bashkuar zhvilloi protestën e gjashtë kombëtare për largimin e qeverisë.

Për tri orë, protesta ishte paqësore dhe ndryshe nga herët e shkuara, këtë herë tymueset dhe kapsollat e zhurmshëm, u zëvendësuan me simbolika paqësore, si tepsi që simbolizonte pushtetin e kryeministrit, në të cilat ishte shkruar ‘Rama ik’, balona me flakë etj.

Pjesë e protestës ishin edhe artistët, të cilët kanë qëndruar mjaft aktiv që kur u ngritën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Siç duket në foto, në protestë mori pjesë aktori Neritan Liçaj, një zë mjaft kritik lidhur me këtë debat, aktorja Adriana Tolka, Sabina Kodra, producente filmash e aktivistë të shumtë.

“Protesta...forma më e mirë për të mbrojtur të drejtat që të takojnë me ligj dhe gjërat që do vërtet. Demokracitë funksionojnë sepse protestohet dhe nuk mbyllet goja...dhe të pranohet abuzivizmi i pushtetit”, shkruan aktori Liçaj në rrjetet sociale.

Të fundit