Flash News

KRYESORE

Aktores turke i vjedhin shtëpinë, sendet e grabitura mbartin vlerën e 100 mijë eurove

Aktores turke, Cansu Dere, e cila njihet për publikun shqiptar si Zejnep në serialin ‘Nënë’, ditën e sotme i kanë vjedhur shtëpinë.

Sipas mediave turke, aktores i kanë  vjedhur bizhuteri që kapin vlerat e 100 mijë eurove.

Aktorja është gjurmuar kur ka dalë nga shtëpia dhe më pas hajdutët i kanë vjedhur sendet me vlerë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ajo nuk kishte kasafortë në banesë, gjë që e ka bërë më të thjeshtë punën e grabitësve.

Kur është kthyer në shtëpi, Cansu ka lajmëruar policinë, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave në fjalë.

Të fundit