Flash News

KRYESORE

Aktorët e "Portokallisë" ndihmojnë nxënësit t`u kthehen normalitetit pas tërmeteve

Aktorët e "Portokallisë" ndihmojnë nxënësit
Ata që e kanë përjetuar shumë situatën e frikshme të tërmeteve, janë padiskutim edhe fëmijët. Të cilët, për hir të së vërtetës nuk e kanë në kurrikulat mësimore se çfarë janë tërmetet dhe si duhet vepruar në rast tërmetesh. Pas ngjarjes së shënuar pasditen e së shtunës, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm i magnitutës 5.8 , kanë filluar që nëpër shkolla të informohen nxënësit. Aktorët e "Portokallisë" kanë qenë sot në një nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, ku me humor dhe inkurajim tentojnë t`u shpjegojnë nxënësve se çfarë janë tërmetet. Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, ka postuar në Twitter një video të aktorit Ledio Lako me nxënësit dhe krahas postimit shkruan: "Zemrat e vogla! Ju ka lali shpirt, ju ka lali xhan! Mirenjohje gjithe çunave e gocave te Portokallise qe sot u mobilizuan ne shkollat e Tiranes per te ndihmuar femijet me kthimin ne normalitet! Jeni me te miret!" E ndërsa në një video tjetër në Facebook, lali Eri shkuran: "Jeni të paparë! 🍊🍊🍊 Faleminderit Gaz Pajës, Salsano Rrapit dhe të gjithë skuadrës Portokalli për vizitat në shkollat e Tiranës për t'u shpjeguar fëmijëve rreth tërmetit me humor e inkurajim! 🇦🇱️👫"

Të fundit