Flash News

KRYESORE

Aktorët letër të hapur Ruçit e Metës, ultimatum Kumbaros: Keni afat deri të premten, ose do uzurpojmë godinën

Aktorët letër të hapur Ruçit e Metës, ultimatum

Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër të hapur krerëve më të lartë të institucioneve shtetërore, lidhur me projektligjin për shembjen e godinës së TK.

Letra u lexua në Komisionin e Edukimit nga aktori Alert Celoaliaj, i cili në fund të letrës paralajmëroi ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro se nëse nuk merren masa dhe nuk dëgjohen kërkesat e aktorëve, atëherë këta të fundit do të uzurpojnë godinën e teatrit.

“Paralajmërojmë se nëse deri të premten s’do të ketë reagim mbi kërkesat tona, aktorët dhe qytetarët do uzurpojmë godinën e TK si të vetmen formë që të mund të na dëgjojnë. Ministria e Kulturës të nisin punën për gjetjen e një zgjedhje të qëndrueshme me të gjitha grupet e interesit”, u shpreh aktori, në letrën drejtuar presidentit Ilir Meta, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe krerëve të grupeve parlamentare.

Po ashtu, në këtë takim nuk ishte e pranishme për të disatën herë ministrja e Kulturës, edhe pse PD ia ka bërë kërkesa të vazhdueshme për tu përballur me aktorët e teatrit.

Të fundit