Flash News

KRYESORE

Aktorët në një vjetorin e qëndresës: Fundi politik dhe njerëzor i Ramës dhe Veliajt është pranë

Aktorët në një vjetorin e qëndresës: Fundi politik dhe

Me rastin e një vjetorit të qëndresës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj është shprehur sot se godina nuk do shëmbet. Aktori nuk dha më shumë detaje, ndërsa ftuan kryeministrin Rama dhe Veliaj të shikonin dështimin dhe fundin tyre politik dhe njerëzor. Duke folur para ndërtesës, shtoi se artistët nuk do të lejojnë as asgjësimin e artit dhe kulturës në vend.

“Forca jonë e vërtetë jeni pikërisht ju qytetarët që na keni mbështetur.Tani unë mund të deklaroj me zë të plotë që Teatri Kombëtar ka shpëtuar. Ky është një tempull i shenjtë që nuk mund ti bëjë dot askush asgjë. Do të doja shumë që sot të vinte këtu dhe kryeministri me kryebashkiakun që të shikonin dështimin dhe fundin e tyre politik dhe njerëzor.

Arti është një kështjellë shumë e fortë që nuk mposhtet kurrë. Unë dua të ritheksoj se beteja nuk mbaron këtu. Ne do të marrim detyrën historike që ta çojmë shoqërinë shqiptare përpara. Ne nuk do të lejojmë kurrë asgjesimin e artit dhe të kulturës. Jam kreanr që jam pjesë e kësaj proteste të gjatë. Protesta e Teatrit Kombëtar ishte qiriri që ndezi të gjitha protestat. Falenderoj Fax News që ka qenë fund e krye pro nesh gjatë gjithë kohës me ne!”– u shpreh Liçaj.

Një muaj më parë u përfol se arkitekti danëz, Bjarke Ingels, që do ndërtonte godinën tërhoqi projektin; informacion që nuk është konfirmuar as mohuar zyrtarisht. Projekti parashikonte ndërtimin e një godine të re, që do ishte e rrethuar me gjshtë kulla biznesi duke mos ruajtur asgjë nga ndërtesa aktuale.

Të fundit