Flash News

KRYESORE

Aktorët thirrje opozitës të distancohet nga Parlamenti: Nuk përfaqëson më interesat kombëtare

Aktorët thirrje opozitës të distancohet nga Parlamenti: Nuk

Artistët, të mbështetur nga shoqëria civile dhe nga qytetarët vijuan protestën e tyre kundër projektligjit të qeverisë, që u miratua të enjten dhe i hap rrugë shembjes së godinës së teatrit dhe ndërtimit të një ndërtese të re të rrethuar me gjashtë kulla biznesi.

Aktori Neritan Liçaj, duke folur në emër të artistëve u shpreh do të vijojnë rezistencën kundër një anti-ligji, pas të cilit fshihen afera të dyshimta korruptive.

“Ne kemi ndjekur me vëmendje procedurën e ndjekur nga mazhoranca parlamentare në lidhje me aprovimin e anti-ligjit që flet për prishjen në mënyrë arbitrare të Teatrit Kombëtar. Ne dënojmë dhe denoncojmë këtë krim parlamentar që është kryer në kurriz të vlerave kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. Ritheksojmë që qëllimi i atij ant-ligji nuk është kurrësesi përmirësimi i imazhit dhe kushtevetë teatrit, pasi kjo klasë politike me mos-veprimet e saj të qëllimshme degraduan atë godinë për afera të dyshimta ndërtimore që fshihen pas saj”, theksoi Liçaj, i cili i bëri thirrje opozitës që të bojkotojë parlamentin dhe komisionet parlamentare.

“Përballë këtij votimi anti-kultoror dhe anti-kombëtar, në i bëjmë thirrje opozitës shqiptare që të distancohet qartazi nga ky parlament që vetëm i shqiptarëve nuk është më. Veprimet e opozitës të jenë realisht në nder të saj dhe shqiptarëve që ajo përfaqëson. Vijueshmëria e punës së saj në në çfarëdo llojë komisioni ose procedure do të kompromentojë deklaratat e saj në mbrojtje të kauzës së Teatrit Kombëtar. Në do të vijojmë të mbajmë kontakte edhe me faktorin ndërkombëtare dhe teatri nuk preket. Rroftë Teatri Kombëtar! Rroftë Shqipëria!”, përfundoi Neritan Liçaj.

Të fundit