Flash News

KRYESORE

Aktori Arben Derhemi: Do futemi në grevë urie, mos guxoni t'i afroheni Teatrit Kombëtar

Aktori Arben Derhemi: Do futemi në grevë urie, mos guxoni t'i

Në ditën e pestë të protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, aktori Arben Derhemi, i ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen rezistencës për të kundërshtuar shembjen e tij.

Derhemi paralajmëroi edhe grevë urie teksa paralajmëroi autoritetet që të mos i afrohen godinës së Teatrit.

“Vetëm fizikisht këta njerëz tremben. Këta zotërinj që sot na shikojnë nëpërmjet kamerave, se gjithçka që bëjmë ne këtu shikohet edhe gjithçka spihunohet, ta kuptojnë shumë mirë që shumë shpejt do të vijmë këtu dhe do të futemi në grevë urie dhe mos guxoni që ta prekni këtë vend.

Mos guxoni të prekni këtë vend, mos guxoni të fusni shkrepëse.

Mos guxoni ti afroheni Teatrit Kombëtar. Harrojeni flakën, nuk merr flakë”, tha Derhemi.

Të fundit