Flash News

KRYESORE

Aktori Bujar Asqeriu: Kam një thirrje për kryeministrin Edi Rama

Aktori Bujar Asqeriu: Kam një thirrje për kryeministrin Edi Rama

Aktori i madh i skenës shqiptare Bujar Asqeriu i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për karrierën e tij, problemet e teatrit dhe debatin e madh me pro dhe kundër për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Asqeriu, i rreshtuar te zërat kundër këtij vendimi thotë se Teatri Kombëtar është frymë, është shenjtëri dhe nuk mund të prishet, duke e krahasuar me kishat e xhamitë. Ai tregon se karrierën e tij e ka ndërtuar me shumë punë dhe jo duke tundur tesera të partive.

Aktori fjet për drejtuesit në vite të teatrit ndërsa i drejton një thirrje kryeministrit Edi Rama, tek i cili beson ende se do të kthejë mendje për prishjen e teatrit.

“Unë mendoj që kryeministri pavarësisht shpërthimeve emocionale do ta dëgjojë zërin tonë sepse besoj thellësisht në shpirtin artistik të tij. Unë kam shpresë dhe i bëj edhe një herë thirrje kryeministrit, ta shikojë me dashuri, me respekt shenjtërinë e teatrit. Teatri është shenjtëri dhe po u fute në shenjtëri aty bëhet magjia”, është shprehur aktori.

Të fundit