Flash News

KRYESORE

Aktori Danny Masterson akuzohet se ka përdhunuar tre femra të ndryshme, rrezikon burgim të përjetshëm

Aktori i njohur dhe ylli i serialit "That ’70s Show” Danny Masterson akuzohet për përdhunimin e 3 femrave të ndryshme  që kanë ndodhur midis viteve 2001-2003.

Ndaj Masterson, 44 vjeç, qëndron akuza për përdhunimin e një gruaje asokohe 23-vjeçare midis janarit dhe dhjetorit 2001.

Ai gjithashtu akuzohet për përdhunimin e një gruaje 28-vjeçare në prill 2003 dhe diku midis tetorit dhe dhjetorit të atij viti për dhunimin e një gruaje, asokohe 23 vjeçe, të cilën zyrtarët thonë se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

“Z. Masterson është i pafajshëm dhe ne kemi besim se ai do të shfajësohet kur të gjitha provat të dalin përfundimisht në dritë dhe dëshmitarët të kenë mundësinë të dëshmojnë,"- është shprehur avokati i tij Tom Tomere tha në një deklaratë ku pretendon se klienti i tij është i pafajshëm.

 

Të fundit