Flash News

KRYESORE

Aktori Gaz Paja i pakënaqur me drejtuesit e ‘Portokallisë’: Bëjnë favore sipas tekave

Aktori Gaz Paja i pakënaqur me drejtuesit e

Aktori kryesor i spektaklit të së dielës mbrëma, Portokalli ka treguar rreth karrierës së tij, si dhe projekteve aktuale në teatër.

Në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” i pyetur nga gazetarja Suada Daci se kë do të zgjidhte mes teatrit dhe “Portokallisë”, Gazi është shprehur padyshim teatrin madje ka premtuar se në vijim do ti përkushtohet më shumë këtij të fundit.

Po sa i takon konkurrencës në Portokalli, a ka Gaz Paja konkurrentë brenda spektaklit të humorit?! “Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero”, ka theksuar Paja.

Nga ana tjetër ai ka pohuar se ka shumë pak miq brenda shoë-t të humorit dhe se i mungon ish kolegu i tij, Bes Kallaku. “Tashmë janë shumë pak. Për Besin më ka marrë malli”, ka thënë Paja.

Të fundit