Flash News

KRYESORE

Aktori hollivudian heq dorë nga Facebook: Shes aksionet e mia, ky rrjet ndihmoi rusët

Aktori hollivudian heq dorë nga Facebook: Shes aksionet e mia, ky rrjet

Një personalitet i njohur dhe me influencë ka “sabotuar” Facebook duke hequr plotësisht dorë prej tij. Jim Carry ka bërë me dije përmes llogarisë personale në Twitter  tha se do të mbyllë llogarinë në Facebook,pasi ka marrë një mësim të mirë prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Aktori i njohur ka deklaruar se do të shes aksionet e tij në këtë rrjet social pasi Facebook nuk mori masat e duhura kundër këtij fakti.

Postimi i plotë i Carry-t thoshte ““Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajuar investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën #unfriendfacebook”.

Ai e ka shoqëruar fjalën e tij menjë foto ku shfaqet portreti i Mark Zuckenbergut pranë një butoni “unlike” me mbishkrimin “Facebook”.

https://twitter.com/JimCarrey/status/960953156262744065

 I njëjti tekst u shfaq edhe në Facebook, përpara se të hiqet mbrëmjen e së martës. Në tetor, kompania dëshmoi para Kongresit amerikan se lajme me origjinë nga Rusia, arritën shifrat deri në 126 milionë gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-së. Konkretisht u zbulua se një grup rusësh kanë investuar më shumë se 100 mijë dollarë në blerjen e tremijë reklamave në favor të fitores së Donald Trump.

“Ne duhet të mbështesim një kontroll më të mirë të rrjeteve sociale, qasja e lehtë në media kërkon më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për menaxhimin e tyre”, tha ndër të tjera aktori.

 

Të fundit