Flash News

KRYESORE

Aktori i del mbrojtje efektives së ‘Shqiponjave’: Humbe punën, por fitove dinjitetin

Aktori i njohur Neritan Liçaj i del në mbrojtje efektives së ‘Shqiponjave’, Blerta Dervishi, e cila dy ditë më parë u përplas me policinë dhe përmbaruesit, për shkak se bashkë me familjen kundërshtoi një vendim gjykate të formës së prerë për lirimin e banesës ish-pronarit.

Në rrjetet sociale, Liçaj thekson se policja humbi vendin e punës, por fitoi dinjitetin e njeriut që nuk lejoi ta shtypin.

“Vërtet humbe vendin e punës për të cilin sigurisht kishe nevojë...por fitove dinjitetin e të mos qenit një njeri që lejon ta shtypin...dhe mbi të gjitha luftove për shtëpinë tënde (shtëpia ime, kështjella ime, thonë anglezët). Familjen dhe fëmijët e tu...respekt pa fund për ty....si ti duhet të jenë policët e shtetit...fatkeqësisht, shefat e tu këtë nuk kuptojnë që ti je shembulli më i mirë se si një efektiv i policisë së shtetit duhet të jetë.

Turpi është për ta!”, shkruan aktori Liçaj.

Të fundit