Flash News

KRYESORE

Aktori i famshëm turk Tolgahan vjen në Shqipëri si antar jurie në spektaklin e kërcimit

Është një ndër aktorët më të famshëm në Turqi dhe ka marrë një vajzë shqiptare për nuse ndaj Tolgahan e do dhe Shqipërinë.

Almeda Abazi prej dy javësh ndodhet në Shqipëri e cila po prezanton dhe spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars” dhe kjo ka bërë që ajo dhe Tolgahan të jenë të distancuar për momentin pasi dhe aktori ndodhet në Afrikë.

Por shumë shpejt çifti do të bashkohet pasi sipas disa burimeve që “Iconstyle.al” i ka bërë me dije në faqën e saj, Tolgahan Sayisman do të vijë së shpejti në Shqipëri për të qenë pranë bashkëshortës së tij, Almeda Abazit.

Në muajin maj, kur pritet që ai të jetë në Tiranë, Sayisman do të jetë i ftuar në spektaklin “Dancing ëith the Stars”. Ai do të mbajë për një natë rolin e anëtarit të jurisë, në një mbrëmje që mendohet të jetë vërtet speciale.

Të fundit