Flash News

KRYESORE

Aktori i ‘Fast and Furious’ humb fëmijën e tij të dytë

Aktori i ‘Fast and Furious’ humb fëmijën e tij të
Bashkëshortja e Ludacris, aktorit të ‘Fast and Forious’  ka humbur fëmijën e saj të dytë, ende pa e lindur. Në ditëlindjen e saj, Eudoxie Mbouguiengue publikoi një foto në Instagram me bashkëshortin e saj Ludacris, ku dhe tregoi lajmin e dhimbshëm për humbjen e fëmijës tyre të dytë. “Kam pasur një abort dhe kisha nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ishte shumë e lehtë të ankohesha dhe të tregoja keqardhjen, por nuk pranova të më ndodhte kjo. Qëndrova besnike dhe lutesha. Kam kaluar orë të tëra duke u fokusuar në shumë mënyra që Zoti më ka bekuar. Besimi im është testuar shumë herë gjatë gjithë jetës time, por unë jam vetëm duke u forcuar. Jeta nuk do të vazhdojë gjithmonë siç është planifikuar dhe mbajtja e një qëndrimi pozitiv dhe mirënjohës do të sjellë bekime gjithnjë e më të mëdha. Zot Faleminderit për këtë jetë. Faleminderit për familjen dhe miqtë e mi të bukur që kanë qenë kaq mbështetës. Faleminderit për një vit tjetër,”- shkruan bashkëshortja e Ludacris.

Të fundit