Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur i viteve ’90 tregon njohjen me Ramën: Asokohe më pëlqente, punonte deri në 04.00 të mëngjesit, tani kam tjetër mendim

Aktori i njohur i viteve ’90 tregon njohjen me Ramën: Asokohe më

Edhe pse është tërhequr nga skena dhe ekrani, një nga aktorët më të njohur të viteve ’90, Zhani Ziçishti nuk është indiferent ndaj ngjarjeve në fushën e kulturës.

Në një intervistë për ‘panorama’, ai tregon njohjen me Edi Ramën, sot kryeministër.

“E kam simpatizuar që herët, si njeri me kulturë, orator i mirë dhe me një ironi therëse. E njoh që në vitet e Institutit, kur punonte deri në orën 04.00 të mëngjesit. Asokohe më pëlqente, por tani ai mendim i mirë që kisha më është përmbysur. Ai duhet të bënte shumë për teatrin, filmin. Nuk më vjen mirë që i fyen artistët”, është shprehur aktori.

Ai ka komentuar edhe ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Projekti i arkitektit danez për mua është beton dynjaja, si në bunker. Këta hedhin beton dhe hekur që të fitojnë sa më shumë para. Jam dakord me aktorët që aty të mos ndërtohen ndërtesa të tjera. Për mua të prishet i vjetri dhe të ndërtohet një i ri në vend të tij, por pa kulla mbrapa”, u shpreh aktori.

Të fundit