Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson janë me koronavirus

Aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson janë me
Çifti, që aktualisht po xhirojnë një film në Australi, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Dy herë fituesi i Oscars ka treguar mbrëmë në orët e vona përmes një postimi në Instagram që ai dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Sipas tij, çifti filluan të kishin shenjat e para, të ndiheshin të sëmurë dhe të lodhur teksa janë në Australi duke xhiruar filmin e regjisorit Baz Luhrmann për Elvis Presley. “Përshëndetje, njerëz. Unë dhe Rita jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe ca dhimbje trupi. Rita kishte disa të dridhura që ripërsëriteshin. Ethe të pakta gjithashtu. Për të luajtur në mënyrë të drejtë, ashtu siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për Coronavirus dhe u zbuluam se ishim pozitivë, ”shkroi aktori. Por Tom Hanks po përpiqet t`i marrë gjërat me qetësi dhe pozitivistet, teksa vazhdon shkrimin në profilin e tij në Instagram: “Epo tani, çfarë të bëjmë tjetër? Specialistët e mjekësisë kanë protokolle ë duhen ndjekur. Ne Hanks-ët do të testohemi, vëzhgohemi e izolohemi për aq kohë sa kërkon shëndeti publik për kërkesat e sigurisë.” Ai shtoi se çifti "do ta mbajnë botën të azhurnuar (përditësuar)", duke e përmbyllur me "Kujdesuni për veten!" Postimi u shoqërua me një fotografi të dorezave plastike në koshin e plehrave të materialeve të rrezikshme. Nuk ka asnjë informacion nëse Hanks dhe Wilson janë shtruar në spital ose janë dërguar në karantinë në lagjet e tyre.

Të fundit