Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur turk tërhiqet nga aktrimi, i dedikohet pasionit për artet marciale

Aktori turk Baris Arduç, i njohur për publikun shqiptar si Omeri në serialin “Dashuri me qira”, para pak ditësh ka deklaruar se do t’i përkushtohet pasionit të tij për artet marciale, duke na lënë të kuptojmë se do të tërhiqet disi nga aktrimi.

“Do t’i përkushtohem pasionit për artet marciale”, ka thënë ai.

Aktualisht, Baris ndodhet në Tajlandë ku po merr mësime për disa lloje të arteve marciale.

Kujtojmë se aktori ka edhe një projekt që akoma nuk është shfaqur në Shqipëri, filmin “Koha për lumturi”, në të cilin ai aktron krah Elçin Sangu.

Të fundit