Flash News

KRYESORE

Aktori i Portokalli-së humb njeriun e shtrenjtë: Ma këpute shpirtin! Lamtumirë o burrë i bardhë!

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli” ka humbur një person të afërt, xhaxhain e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Marin Orhanasi përshkruan me fjalë prekëse humbjen e njeriut të tij të dashur.

Statusi i plotë:

Me dhimbje e hidherim ju njoftoj se Xhaxhai im nderroi jete. Xhaja Xheni ma kepute shpirtin. Jam pa fjale, por meriton te them shume per ty. Mbaj mend qe me hipje ne preher qysh femije e me beje xhiro me Ië, me leje edhe timonin. Me leje celesat te luaja ne kabinen e makines kur rrije me babin e te dy pinit ndonje gote. Paçka se alkoli eshte i keq e ju demtoi, ju shkonte shume. Burra qe rrinit bukur ne tavoline. Sa bukur t’ju shihje e degjoje. Punetor i palodhur gjithe jeten tende. I mrekullueshem me te gjithe. Zemermire dhe i dashur. Garip e fjale-embel. Do na mungosh te gjitheve o Xhen. Avit, halles, Albit e mua. Shpresoj dhe e lus Zotin te te meshiroje e te te dhuroje Xhenetin o rob Zoti. ☝️ Lamtumire o burre i bardhë.

Luan Orhanasi 1946- 2019.

Per te gjithe ju qe do na ngushelloni e na keni ngushelluar, familjarisht ju falenderojme nga zemra e ju urojme vec per te mira.

Të fundit