Flash News

KRYESORE

Aktori i "Twilight" dhe e dashura e tij ndërrojnë jetë në një moshë shumë të re

Aktori Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij Natalie Adepoju kanë ndërruat jetë në një moshë shumë të re në datën 13 maj. Ata janë gjetur në shtëpinë e tyre në Las Vegas. Lajmi është pranuar përmes burimeve për USA Today. Shkaqet e vdekjes së parakohshme të aktorit 30-vjeçar dhe partneres së tij nuk dihen ende. Pritet që të mësohen së shpejti nga rezultatet e toksikologjisë. Boyce u bë i njohur nga roli i tij në “Twilight” në vitin 2008. Ai interpretonte personazhin e Tyler – shokun e klasës së protagonistes Bella Swan.

Të fundit