Flash News

KRYESORE

Aktori ka dy fjalë për Violeta Manushin: Kjo është për ty...! S’kam për ta harruar kurrë palaçollëkun e Ramës! Do ia varim brekët

Aktori Neritan Liçaj teksa ka publikuar një foto nga momenti i mbjelljes së pemës para teatrit në kujtim të aktores së ndjerë  Violeta Manushi, e falenderon për gjithë çka bërë për Teatrin Kombëtar.

Liçaj u ndal dhe te një moment jo i këndshëm, dhe te fjalët e rënda të Ramës ndaj aktores vite më parë, ndërsa shprehet “kjo luftë kundër këtij palaçoje është dhe për dinjitetin tënd që s’e merr dot nëpër këmbë një i mbaruar si qenie siç është ai”.

Më tej Liçaj në reagimin e tij në Facebook shton, “do i varim breket palaços kurse ty do të të galdojnë në vite”.

Reagimi i Neritan Liçajt:

Një pemë dhe dy fjalë për ty VJOLETA MANUSHI. Në kujtim për ty o e PAHARRUESHME. Kjo është për ty, për çka bëre për këtë teatër me dinjitet dhe profesionalizëm...kam qene në salle kur u thanë ato fjalë për ty nga i lodhuri kryeministër...s’kam për ta harruar kurrë atë palaço dhe atë palcollëk që tha. Tani kjo luftë kundër këtij palaçoje është dhe për dinjitetin tënd që s’e merr dot nëpër këmbë një i mbaruar si qenie siç është ai.

ROZA kur u mboll kjo pëmë tha "Vjoleta s’pati fëmijë në jetë, por tani e sheh sa shumë ka"!

Falë të arta nga një tjetër artiste e madhe ROZA ANAGNOSTI...kjo pemë dhe gjithë nderimi është për ty nga fëmijet e tu që janë kaq shumë...dhe që do i varim breket palaços kurse ty do të të galdojnë në vite. E pa harruar do jesh...

Të fundit