Flash News

KRYESORE

Aktori Kivanç Tatlitung kërkon shifra marramendëse për të luajtur në një film

Kivanç Tatlitung është një ndër aktorët më të paguar në Turqi, ku vetëm në serialin e fundit “Cesur ve Guzel” merr 35 mijë euro për episod (që mund ta imagjinoni vete çfarë shifre marramendëse del kur e shumëzon me numrin e episodeve).

Kıvanç Tatlitug, sapo ka mbyllur një sezon tjetër të suksesshëm me serialin e famshëm “Cesur ve Guzel”, i cili ka arkëtuar shumë të ardhura në televizionet turke. Një prej produksioneve më të shitura me protagonistë dy aktorët më të paguar në Turqi është duke transmetuar seritë e fundit që do përfundojnë më 22 qershor.

Sipas mediave turke, Tatlitug është paguar për serialin e tij të fundit me 130 mijë lira turke për episod (rreth 35 mijë euro), por duke filluar nga projekti i radhës, Kivanҫ nuk do të pranojë më të njëjtën shifër. Të paktën jo më pak se 150 mijë (rreth 40 mijë euro).

Të fundit