Flash News

KRYESORE

Aktori Laert Vasili akuzohet nga gazetari: Ti i bën ‘fresk’ Veliajt!

Aktori Laert Vasili akuzohet nga gazetari: Ti i bën ‘fresk’

Aktori Laert Vasili, i ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës, pohoi se ndryshimet në Tiranë janë të mëdha, por gazetari Bejdo Malo e akuzoi atë se i shërben kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pjesë nga debati: 

Vasili: Tirana në këto vite, ju e shihni mirë që propozohet nga shtypi i huaj si destinacion për t'u vizituar. Ndryshimet janë të jashtëzakonshme. Sigurisht duhet një trajtim në shërbim të qytetarit të ndershëm. Jam pro të gjithë atyre që protestojnë ndershmërisht, por turma të atyre që drejtohen nga parti politike më vjen keq.

Malo: Ti bën suportin e Erion Veliajt.

Vasili: E kam takuar vetëm një herë.

Malo: Atëherë mos shaj PD.

Vasili: Jam me qytetarët e ndershëm.

Diskutimi më pas vijoi normalisht dhe pa ndonjë ngritje zëri mes të ftuarve.

Zheji promovon kolonelin: Bëhu drejtor i policisë; me ty fëmijët e mi janë të sigurtë

Të fundit