Flash News

KRYESORE

Aktori Liçaj për mazhroanën: Janë dehur nga pushteti dhe s’dinë ç’bëjnë; po shtojnë urrejtjen ndaj tyre

Aktori Liçaj për mazhroanën: Janë dehur nga pushteti dhe

Aktori Neritan Liçaj e ka cilësuar si skandal termin shpellar të përdorur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin ‘Arena’, duke ju referuar mazhorancës, Liçaj tha se janë dehur nga pushteti dhe nuk dinë çfarë thonë. Aktori shtoi më tej se këto qëndrime shtojnë urrejtjen ndaj tyre dhe se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës.

Debati

Hila: Si tu duk termi shpellar?

Liçaj: Është skandal, është turpi më i madh. Këta janë dehur aq shumë nga pushteti sa nuk e dinë se çfarë flasin. Si mund të quash qytetarin shpellar? Me çfarë të drejte?

Gjikondi: E ka taktikë këtë për të futur frymën e përçarjes.

Liçaj: Kujt i shërben kjo që të përçash qytetarin? Kjo është perverse. E dyta, mirë bëjnë sepse shtojnë urrejtjen ndaj tyre. U ka ardhur në majë të hundës. Treçereku i Shqipërisë po turfullon. Edhe vota nuk ka më vlerë.

Të fundit