Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur largohet nga “Portokalli”, ja mesazhi i tij për fansat

Vetëm pak kohë më parë u përfol se nga spektakli “Portokalli" do të largohej aktori Gaz Paja. Por, sot përmes rrjeteve sociale një tjetër aktor njofton se ka vendosur të mbyllë angazhimin e tij në “Portokalli”. Bëhet fjalë për Erion Isain i cili ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale për të gjithë fansat e tij.

Statusi i plotë:

Per cdo lajm, mik apo te kuriozuar, qe me ka pyetur apo ka dashur te dije. Sot e kam nje pergjigje.... Po!

Kam vendosur te mbyll angazhimin tim ne Portokalli. Pas viteve qe me jane dukur si dite, nga nje 15- vjecar, sot ne nje baba i nje vajze, largohem nga Portokallia. Nuk e di sa i kam dhene por di se shume me ka dhene. Faleminderit te gjithe aktoreve, miqve te mi, skenaristeve, qe kane qene gjithmone "nje dore e forte" e nje "mendie" me shume ne kete rruge te perbashket. E pa dyshim faleminderit Top Channel, ekranit qe me dha mundesine e jetes!

Faleminderit ju qe me keni ndekur, ne televizion e ne rrjete sociale. Ju qe keni pelqyer punen, per kenaqsine e suksesit qe me keni dhene. Ju qe s'me keni pelqyer, per "uljen me kembe ne toke" qe me keni bere.

Rruget dhe sfidat e reja, me pelqejne, ndaj mbeshtetja juaj, perkrahja juaj ma ben me te bukur e me te lehte, cdo rruge te re.

Faleminderit! ❤️

Të fundit