Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur operohet në zemër, Sylvester Stallone i lutet të lërë puron

Aktori i njohur operohet në zemër, Sylvester Stallone i lutet të

Pasi i’u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër, zëdhënësi i Arnold Schwarzeneggerit ka konfirmuar se aktori legjendar është në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që miku i tij Sylvester Stallone, i ka uruar atij shërim të shpejtë.

 “Nga disa gjëra nuk mund të heqësh dorë, purot dhe frymëmarrja. Ai është shumë mirë. Është një burrë i guximshëm”, ka thënë më tej Stallone për “TMZ”, duke shtuar se dyshon që Schwarzenegger do ta lërë duhanin pasi të shërohet.

Në javën që lamë pas, Arnoldi i’u nënshtrua me urgjencë një ndërhyrje kirurgjike në zemër të hapur, ku procedura u shoqërua me komplikime dhe mjekët vendosën që t’ia hapnin zemrën.

Kjo ishte hera e katërt që Schwarzenegger është operuar në zemër, ndërsa ai ka vazhduar t’i shijojë purot e tij përkundër rrezikut për sëmundjen.

Të fundit