Flash News

KRYESORE

Aktori i njohur turk së shpejti në Shqipëri, Almenda Abazi jep lajmin

Mbrëmjen e djeshme startoi spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars Best”, ku këtë edicion moderimi i'u besua ish-misit të Shqipërisë, Almeda Abazi.

Moderatorja e cila jetonte prej vitesh në Turqi me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, tashmë është rikthyer dhe si duket do të sjellë në Shqipëri edhe bashkëshortin e saj.

Në një intervistë për ‘T7’ Almeda është shprehur se bashkëshorti i saj ka dashur të vij në Shqipëri, por për shkak të angazhimeve nuk ka gjetur mundësinë.

“Prej shumë kohësh ai ka dashur të vijë këtu, por për shkak të angazhimeve apo të ndonjë arsye tjetër gjithnjë është shtyrë. Tani është momenti i duhur dhe duhet të vijë patjetër, ndryshe nuk i ka punët mirë me mua”, ka thënë Abazi duke na lënë të kuptojmë se së shpejti aktori i njohur i telenovelave turke do të vizitojë Shqipërinë.

Të fundit