Flash News

KRYESORE

Aktori shqiptar i jep fund beqarisë, fansat "të pakënaqur" nga nusja

Aktori turk me origjinë shqiptare, Baris Arduç i ka dhënë fund beqarisë. Ai është kurorëzuar në martesë me partneren e tij Gupse Ozay. Aktori i cili njihet për rolin e tij si “Kuzgun”, i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë martesore.

Nusja ishte veshur me një fustan të bardhë të shkurtër dhe atlete ndërsa dhëndri me pantallona e këmishë, stil vintage. Çifti preferuan që në ditën e tyre të rëndësishme që përcillnin sa më shumë thjeshtësi dhe aspak luks. Gupse dhe Barus ftuan vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë në ceremoninë e martesës, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ata nuk mundën të organizonin një dasmë sipas traditave, por pritet ta mbajnë atë pasi të përfundojë pandemia. Çifti janë bashkë prej 6 vitesh por fansat kanë qenë përherë kundër nuses së aktorit, për shkak të diferencës në moshë por edhe për shkak të pamjes së saj të jashtme, që sipas fansave nuk është e mjaftueshme për një nga aktorët më të bukur dhe të suksesshëm në Turqi.

Të fundit