Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur mes lotësh: Kam një javë që s’kam asnjë informacion për tim bir

Aktorja spanjolle Ninel Conde, e njohur nga publiku shqiptar si ‘Alma Rey’ në telenovelën ‘Rebelde’, po ndjek seancat gjyqësore për të marrë nën kujdestari djalin e saj 3-vjeçar, Emmanuele.

Ish-bashkëshorti i aktores, Giovanni Medina është bërë shkak për këtë skandal pasi refuzon ti kthejë fëmijën.

Mes lotëve, Ninel është shprehur për mediat spanjolle se ka një javë pa folur me të birin i cili ka probleme shëndetësore dhe aktorja duhet ti gjendet pranë.

 “Si mundet një nënë të qëndrojë një javë pa folur dhe pa pasur asnjë informacion për të birin e saj? Djali im ka probleme me frymëmarrjen dhe ka nevojë për mjekim tani, unë duhet të di gjendjen e tij”, ka thënë ajo.

Ninel ka dy fëmijë, një vajzë 20-vjeçare nga martesa e saj e parë dhe djalin Emmanuel nga martesa me Giovanni Medina.

 

Të fundit