Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur si “Bond Girl” rezulton pozitive me COVID-19

Aktorja ukrainase, Olga Kurylenko, që njihet gjerësisht si “Bond Girl” ka rezultuar pozitive ndaj virusit COVID-19. Ajo ndodhet në izolim prej një jave në shtëpinë e saj.

Aktorja 40-vjeçare, ka treguar se filloi të shfaqte simptoma si ethe dhe lodhje. “Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore”, shkruan ajo.

Gjithashtu aktorja i bën thirrje të gjithëve të kujdesen për veten dhe duhet ta marrin seriozisht situatën në të cilën ndodhemi.

 

Të fundit