Flash News

KRYESORE

Aktorja e Portokallisë s’i fsheh rezervat për regjisorët shqiptarë: Duhet t’i kesh sytë me ngjyrë që të marrësh një rol

Aktorja e Portokallisë s’i fsheh rezervat për regjisorët

Është një ndër aktoret më të dashura të spektaklit të humorit ‘Portokalli’, ndonëse nuk “frekuentohet” shpesh në media.

Bëhet fjalë për aktoren Renada Caci, e njohur për shumë personazhe, por më së shumti për karakterin e ‘Luzes’.

E ftuar në emisionin ‘Rreze dielli’, sot Renada ka folur më shumë për jetën e saj profesionale, por jo vetëm.

Në një moment, Renada flet edhe për filmat shqiptarë dhe kinematografisë, ndërsa nuk fshehu rezervat për regjisorët.

Duke veçuar Gjergj Xhuvanin, aktorja tha se regjisorët kanë ide të çuditshme për vajzat që duhet të marrin një rol.

“Duhet t’i kesh sytë me ngjyrë që të marrësh rol, por kur aktorja kur hap gojën le për të dëshiruar. Kjo pjesë ka penalizuar aktorë të mirë që të jenë në filma. Pra, ka regjisorë me ide të çuditshme. Për mua Xhuvani mbetet ikonë”, u shpreh aktorja.

Të fundit