Flash News

KRYESORE

Aktorja Evan Rachel Wood po kalon një gjendje të keqe emocionale, lëndon veten dhe publikon foton

Aktorja e famshme Evan Rachel Wood ka shpërndare në profilin e saj në Tëitter një foto shqetësuese pasi shfaqet në gjendje aspak të mirë emocionale. Aktorja ka përdorur hashtagun, “nuk jam në rregull” dhe përmes dy postimeve ka ndarë me fansat situatën e vështirë që po kalon.

 “Ditën gjatë këtij seti fotografik isha shumë e dobët si pasojë e një marrëdhënie abuzive me veten. Ndihesha e lënë mënjanë, në depresion të rëndë dhe mezi qëndrova, unë nuk jam në rregull,”- shkruante në një prej postimeve.

Në postimin e dytë, aktorja shkruan:

“2 vite kam abuzuar me veten time. Kur abuzuesi im më kërcënonte ose sulmonte, unë prisja dorën time si një mënyrë për ta çarmatosur atë. Thjesht bëri që abuzimi të ndalonte përkohësisht. Isha e dëshpëruar për ta ndaluar abuzimin dhe isha shumë e tmerruar për t’i ikur! Unë nuk jam në rregull.”

Të fundit