Flash News

KRYESORE

Aktorja franceze në mbrojtje të meshkujve: Përdhunimi përbën krim seksual, por jo ngacmimi

Një  letër e nënshkruar nga 100 akademike francezë, e cila del në mbrojtje të meshkujve që janë akuzuar së fundmi për ngacmime seksuale ka shkaktuar zemërim dhe trishtim në popullin francez. Polemika ka shkaktuar dhe deklarata e aktores së famshme franceze Catherine Deneuve, njëra prej nënshkrueseve,  e cila tha se burrat duhet të jenë të lirë të ngacmojnë gratë dhe se kjo nuk përbën krim.

Aktorja është shprehur se burrat duhet të jenë të lirë të ngacmojë seksualisht gratë. Ajo është njëra ndër 100 gratë franceze që shkruan një letër të hapur, duke paralajmëruar lindjen e një puritanizmi të ri të shkaktuar nga skandalet e kohëve të fundit të ngacmimit seksual.

Deneuve nënçmon valën e denoncimeve në kuadër të akuzave për përdhunim kundrejt manjatit të Hollywood-it, Harvey Weinstein, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat për dhunë seksuale, por ka pranuar se sjellja e tij mund të ketë shkaktuar dhimbje.  Nga ana tjetër një grup feministësh francezë e dënuan ashpër letrën dhe akuzuan nënshkruesit e saj për fyerje dhe përbuzje ndaj viktimave të dhunës. Në mediat sociale, shumë njerëz shprehën zemërim dhe trishtim për letrën e hapur e cila u botua të martën në gazetën franceze "Le Monde".

 Në letër thuhej se meshkujt të cilët u ndëshkuan menjëherë, u detyruan të largoheshin nga postet dhe zyrat e tyre, kur ata nuk bënin gjë tjetër veçse mundoheshin të preknin gjunjtë e dikujt ose të rrëmbenin ndonjë puthje. Letra  nënvizon se përdhunimi është një krim, por përpjekja për të joshur dikë qoftë edhe në mënyrë insistuese, nuk përbën krim.

Autorët e letrës vlerësojnë se denoncimet e vazhdueshme po dalin jashtë kontrollit. Sipas nënshkruesve, po krijohet një gjendje ku gratë konsiderohen si viktima të përjetshme. Ato vlerësojnë se përtej akuzave ndaj shpërdorimit të pushtetit, kjo valë kundër ngacmimeve seksuale transmeton urrejtje ndaj burrave dhe seksualitetit. Franezja Chatherine Deneuve, aktore e nominuar në Oskar që ka luajtur në më  shumë se 100 filma, është njëra ndër 99 gratë e tjera që nënshkruan dokumentin ku. Debati mbi ngacmimin seksual ka përfshirë kryesisht brezin e tretë, të cilët e shohin fushatën #Metoo si një kërcënim për çlirimin seksual të arritur në vitet 1960. (Ora News)

 

Të fundit